Hidromorava

3Z keqpërdorimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në Ministri të Kulturës po del se veturat zyrtare i vozit kush të mundet dhe kah t’ia dojë qejfi. Raporti i fundit i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm mbi menaxhimin e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare ka gjetur shumë probleme në këtë institucion. Hiq më mirë nuk është situata as në katër ministritë tjera të Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Arsimit, ajo e Bujqësisë, e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete sipas auditorit prijnë për keqmenaxhim me vetura zyrtare. Auditori ka gjetur se në këto institucione raportet për shpenzime dhe shfrytëzimin veturave zyrtare nuk ishin shumë të sakta dhe të besueshme.

FIDANISHTJA

“Siç është shembulli me kilometrat dhe shpenzimet e bëra që nuk janë të ditura, dhe për këtë arsye ato nuk mund të shërbejnë si vegla për menaxhmentin në bazë të të cilave mund të merren masa adekuate. Gjithashtu nga analizimi i raporteve mujore dhe vjetore kemi vërejtur se stafi politik në të gjitha ministritë e audituara nuk ka raportuar fare lidhur me shfrytëzimin e Automjeteve Zyrtare”, thuhet në raportin e Auditorit. /Tribuna/