ARKATANA

39 shoqata sindikale e kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola, 663 kundër: Greva vazhdon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje që do të rezultonte me ndërprerje të grevës në arsim kanë vazhduar deri në orët e vona të së premtes. Një takim i anëtarësisë së SBASHK-ut në të cilin do të diskutohej ideja e kreut të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kishte dhënë shpresë, megjithatë pas takimit u njoftua se s’ka një marrëveshje.

Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit Gola është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucione arsimore.

Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

ARKATANA

“Nga raportimet e prezantuara është parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

“Në këto rezultate nuk është përfshirë një komunë, kryetari i të cilës ka deklaruar me shkrim se gjithë grevistët atje nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga institucioni që drejton Jasharaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.