Eko Higjiena

39.40 % të maturantëve vitias kaluan testin në afatin e parë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në komunën e Vitisë në këtë vit shkollor në afatin e qershorit kanë marrë pjesë në test 1060 nxënës të të dy shkollave, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme Profesionale

Mbarëvajtja e testit është zhvilluar sipas planifikimit dhe nuk është shënuar ndonjë shkelje apo parregullsi, ndërkohë që testi është organizuar në 7 qendra: dy qendra në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, një qendër në shkollën “Bafti Haxhiu”, një qendër në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, e gjithashtu nga një qendër testimi në shkollat fillore në Kabash, Smirë e Skifteraj.

Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, kalueshmëria e maturantëve është 53.8 %, pra nga 531 maturantë, testin e kanë kaluar 286. Ndërsa në Shkollën e Mesme Profesionale, kalueshmëria është 21.95% dhe nga 442 maturantë, prej tyre rezultatin pozitiv e paten 97.

Uji Dea

Marrë në përgjithësi, kalueshmëria mesatare e maturantëve të komunës së Vitisë është 39.40 %.

Zyrtarët arsimor të komunës së Vitisë, kanë vlerësuar se duke pasur parasysh kushtet e përgjithshme të shkollave, siç janë infrastruktura shkollore, sidomos në shkollën e mesme profesionale, pastaj mungesa e kabineteve dhe laboratorëve, kabineteve për mësim praktik në shkollën e mesme profesionale, mund të konstatojmë se kalueshmëria e maturantëve tanë është e kënaqshme, sepse edhe në nivel vendi kalueshmëria sillet 52 % dhe kështu komuna e Vitisë renditet në një vend mesatar në nivel vendi./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.