FITORJA

35 qytetarë vitias përfitojnë inkubatorë për çeljen e vezëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – 35 qytetarë vitias kanë përfituar nga një inkubatorë për çeljen e vezëve. Dorëzimi i këtyre inkubatorëve është bërë sot në masat anti-Covid nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe përfaqësuesi të Organizatës IKC.

Kryetari i Komunës ë Vitisë, Sokol Haliti para shpërndarjes së këtyre inkubatorëve tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me Organizatën IKC sot po bëhet edhe shpërndarja e këtyre inkubatorëve për të përkrahur fermerët vitias por edhe ekonomitë familjare që të sigurojnë të hyra.

Ai tha se projekte të tilla do të vazhdohen edhe me organizata dhe shoqata të tjera me qëllim që të ndihmojnë të gjitha sektorët dhe nën sektorët bujqësor në këtë komunë.

FIDANISHTJA

Përndryshe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv i IKC-së, tha se kjo organizatë ka një bashkëpunim shumë të mirë me këtë komunë në veçanti me kryetarin Haliti, pasi theksoj se kryetari në fjalë vjen nga fusha e Agronomisë dhe sipas tij pos që ai është njohës i mirë i kësaj fushe edhe komunikimi në projekte bujqësore është më e lehtë më të.

Kurse Granit Abdyli, Zyrtar në kuadër të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, theksoi se këta inkubator janë automatik dhe kanë një kapacitet prej 128 vezë kurse përfituesit kanë participuar me 25% të shumës.

Përndryshe në dorëzimin e këtyre inkubatorëve e pranishme ishte edhe drejtoresha e drejtorisë për bujqësi, Pylltari dhe Zhvilim Rural, Arlinda Sahiti i cili përgëzoj përfituesit duke potencuar se kjo drejtori dhe kryetari Haliti në bashkëpunim me të gjithë partnerët do të vazhdojnë të përkrahin fermerët vitias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.