Mobi Casa

34-vjetori i themelimit të LDK’së, Mustafa: Liria e Pavarësia u fituan me programin e LDK’së, bashkë me UÇK’në dhe aleancën perëndimore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë një postim lidhur me 34 vjetorin e themelimit të LDK’së.

Mustafa ka thënë se 34 vite më parë “u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.

Mobi Casa

“Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore”, ka shkruar Mustafa.