Eko Higjiena

34 të vdekur në vend pune

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy punëtorët e vdekur nga shpërthimi në Korporatën Energjetike të Kosovës, çojnë në 34 numrin e punëtorëve që kanë humbur jetën për dy vite në vendet e tyre të punës në Kosovë. Këta janë të evidentuar në raportin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Por, kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, ka thënë për gazetën Tribuna se jo të gjitha rastet lajmërohen në inspektorat e sidomos të lënduarit.

Hidromorava

Ai ka thënë se kanë filluar një fushatë sensibilizimi për t’i parandaluar këto fatkeqësi në vendin e punës.

“Vetëm në vitin 2013 kanë qenë 45 të lënduar, por mund të ketë edhe më tepër, pasi që të gjithë të lënduarit nuk e paraqesin rastin në Inspektoratin e Punës”, ka thënë ai…(Tribuna)