Fundamenti

34 nxënës marrin pjesë në projektin multietnik:“Së bashku drejt synimit për të ardhmen”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë kësaj vizite nxënësit kanë pasur aktivitete të ndryshme rekreative si lojëra dhe gara të ndryshme sportive, të gjitha këto aktivitete janë realizuar nën shoqërimin e mësimdhënësve nga shkollat e tyre, përfaqësuesit nga DK-ja dhe nga zyrtar policor nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan

Në kuadër të aktivitetit Policor me komunitet, Njësia Sektoriale dhe Komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, në bashkëpunim me KFOR-in turk, Drejtorinë e Arsimit Komunal në Gjilan kanë realizuar projektin “Së bashku drejt synimit për të ardhmen”, ku 34 nxënës multi-etnik nga shkollat fillore të Gjilanit kanë marrë pjese në këtë projekt duke vizituar kampin Ushtarak të KFOR-it Turk “Sulltan Murat” në Prizren.

Eco Higjiena

Gjatë kësaj vizite nxënësit kanë pasur aktivitete të ndryshme rekreative si lojëra dhe gara të ndryshme sportive, të gjitha këto aktivitete janë realizuar nën shoqërimin e mësimdhënësve nga shkollat e tyre, përfaqësuesit nga DK-ja dhe nga zyrtar policor nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan./rajonipress/