33 aktakuza të ngritura ndaj 36 personave për vjedhje, falsifikim dhe sulm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Mobi Casa

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:
Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/