RCCOLA

321 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 321.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,899 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Eco Higjiena

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/