RCCOLA

31 aktakuza të ngritura, prej tyre 19 aktakuza për vjedhje të shërbimeve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona , në dy raste ndaras, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi trafikut publik”,
Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”./rajonipress/