ARKATANA

300 pyetjet e opozitës presin përgjigje, pozita po tregohet injorante

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në secilën seancë të Kuvendit të Komunës kuvendarët e opozitës, që në fillim të seancës para se të miratohet rendi i ditës, kanë kërkuar përgjigje në pyetjet e parashtruara verbalisht dhe me shkrim, por u janë injoruar këto kërkesa të tyre nga Kryesuesja, Kryetari i Komunës dhe nga drejtorët e drejtorive. Nga vet fakti se kuvendarët e opozitës i kanë dërguar më tepër se 300 pyetje me shkrim e për të cilat, edhe pse ka kaluar muaji i tretë i këtij viti, nuk kanë marrë përgjigje, tregon për shkallën e injorancës nga ana e pozitës thuhet në raportin e OJQ Anamorava.

Pas zgjedhjeve për anëtarë të kuvendeve komunale të mbajtura më 3 nëntor të vitit 2013,është bë edhe ndryshimi i pozitave të subjekteve përkatëse politike në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës dhe të Kryetarit të Komunës. Në vend të PDK-ës, pushtetin, si në kuvend ashtu edhe për Kryetar të komunës e ka fituar LDK-ja, ndërsa PDK-ja ka kaluar në opozitë.

Në koalicion me LDK-ën janë edhe AAK,PD,Lëvizja Vetëvendosje, “Vatra”, Partia Republikane. Përveç PDK-ës në opozitë janë: Lëvizja VV! Dhe Nisma për Kosovën. Me ndryshimin e pozitave të dy partive me më së shumti kuvendar në kuvend, që nga fillimi i mandatit të përbërjes së re të Kuvendit,në në vazhdimësi janë të tensionuara ngase, në vazhdimësi gjatë tërë vitit 2015, propozimet, kërkesat për informata e raporte të ndryshme, dhe përgjigje në pyetje të parashtruara në seancat e Kuvendit të Komunës dhe jashtë kuvendit me shkrim, propozimet për plotësimin e rendit të ditës me pika shtesë, si në KPF ashtu edhe në seancat e kuvendit, në mënyrë arbitrare pa ndonjë arsyetim, janë refuzuar dhe janë injoruar nga shumica-mazhoranca thuhet në raportin e OJQ “Anamorava”.

Edhe ato çështje të cilat me presion të vazhdueshëm në çdo seancë të opozitës janë miratuar për shqyrtim në seancat e Kuvendit të Komunës, janë shqyrtuar me një vonesë të madhe, pa kurrfarë materiali paraprakisht të përgatitur, e pa shqyrtuar në KPF dhe komitetet përkatëse të Kuvendit të Komunës.

Në secilën seancë të Kuvendit të Komunës kuvendarët e opozitës, që në fillim të seancës para se të miratohet rendi i ditës, kanë kërkuar përgjigje në pyetjet e parashtruara verbalisht dhe me shkrim, por u janë injoruar këto kërkesa të tyre nga Kryesuesja, Kryetari i Komunës dhe nga drejtorët e drejtorive.

Mobi Casa

Nga vet fakti se kuvendarët e opozitës i kanë dërguar më tepër se 300 pyetje me shkrim e për të cilat, edhe pse ka kaluar muaji i tretë i këtij viti, nuk kanë marrë përgjigje, tregon për shkallën e injorancës nga ana e pozitës.

Faktet e parashtruara më sipër tregojnë, se edhe pas dy vjet e gjysmë të ndërrimit të pushtetit, ende raportet pozitë-opozitë janë të tensionuara.

Kërkohet që kryetari i komunës në bashkëpunim me kryesuesen dhe GK të pozitës, të ndërmarr veprime të caktuara për relaksimin e raporteve midis pozitës dhe opozitës.
Vazhdimisht, në seancat e kuvendit të komunës, përfaqësuesit e opozitës kanë paraqitur vërejtjet dhe kundërshtimet e tyre, në KPF ashtu edhe në kuvend për mos respektimin e afatit ligjor, për dërgimin e njoftimit dhe materialit për seancë.

Kanë qenë rastet e shpeshta pasi që është dërguar njoftimi dhe materiali për seancë si plotësim i rendit të ditës, janë dërguar material shtesë për shqyrtim, gjë që është në kundërshtim me rregullat ligjore. Gjatë tërë vitit 2015, nuk ka ndodhur ndonjë rast që kuvendarët e pozitës ose drejtorët, apo zyrtarët e tjerë që kanë marrë pjesë në seancë t’i kundërshtojnë parregullsitë e paraqitura në punimet e seancave.

Gjatë monitorimit të raporteve opozitë-pozitë në seancat e Kuvendit të Komunës janë konstatuar këto gjetje;
1. Që nga fillimi i monitorimit aktual të kuvendit të komunës, raportet opozitë-pozitë janë të tensionuara.
2. Vazhdimisht që nga fillimi i mandatit aktual të kuvendit të komunës, propozimet,vërejtjet, kundërshtimet, të paraqitura në seancat e kuvendit të komunës, edhe pse kanë qenë të arsyeshme, edhe nëse ndonjëherë janë pranuar, janë pranuar me vonesa të mëdha.
3. Propozimet e opozitës për shqyrtimin e çështjeve:
1. Gjendja aktuale në arsim.
2. Gjendja financiare në teatrin e qytetit.
3. Gjendja aktuale në ndërtimet pa leje në qytetin e Gjilanit, edhe pse me një vonesë të madhe janë shqyrtuar në kuvend, por për këto çështje nuk ka pasur material me shkrim.
Për këto çështje paraprakisht është dashur të përgatitet materiali me shkrim, e pastaj t’i dërgohet për shqyrtim komiteteve përkatëse, e pastaj të shqyrtohen në KPF dhe me raportin e KPF dhe rekomandimet t’i dërgohen në shqyrtim Kuvendit të Komunës.
4. Propozimet dhe rekomandimet e opozitës për tejkalimin e gjendjes aktuale, sipas pikave të sipërme me votat e pozitës janë refuzuar edhe pse propozimet ishin të arsyeshme.
5. Mospjesëmarrja e rregullt e Kryetarit të Komunës në seancat e Kuvendit të Komunës dhe mos prezenca e tij në pjesën e dytë të seancave, në të cilat ishte prezent prej fillimit është e papranueshme.
6. Mosdhënia e përgjigjeve në pyetjet e kuvendarëve të opozitës nga ana e Kryetarit të Komunës.
7. Mosndërmarrja e masave nga ana e Kryetarit të komunës ndaj drejtorëve për dhënien e përgjigjeve në pyetjet verbale dhe me shkrim të kuvendarëve.
8. Mosdhënia e përgjigjeve në pyetjet, propozimet dhe kërkesat për informata-raporte të kuvendarëve të opozitës nga ana e Kryesueses së Kuvendit.
9. Mos vënia në rend dite të KPF-ës, për papërgjegjësinë e drejtorëve të drejtorive përkatëse për mos dhënie e përgjigjeve në pyetjet e kuvendarëve të opozitës thuhet në raport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.