United Hospital

300 punëtor të NPT “Tregu” për tre muaj pa paga, Alban Hyseni merret me vizita kozmetike në Turqi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Këshilli Grevist i NPT “Tregu” njofton opinionin se sot është marrë vendimi që greva, e cila ka vazhduar për disa javë, të ndërpritet nga dita e hënë. Ky vendim është marrë pas shumë konsultimeve dhe duke pasur parasysh gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike në të cilën ndodhen punëtorët tanë. Për më shumë se dy muaj, mbi 300 punëtorë kanë mbetur pa paga, gjë që ka krijuar vështirësi të mëdha për familjet e tyre thuhet në njoftimin e Këshillit Grevist të nënshkruar nga Ekrem Hasani.

Njoftimi i NTP “Tregu”:

Pavarësisht këtyre sfidave, punëtorët kanë treguar durim dhe mirëkuptim, duke kërkuar vetëm atë që u takon me ligj.

HW

Ne presim që kryetari i Komunës së Gjilanit, ashtu siç ka premtuar, menjëherë pas zgjedhjes së kryesuesit të ri, t’i procedojë dhe t’i lëshojë pagat tona.

Kjo është jetike për qindra familje që aktualisht gjenden në vështirësi të thella. Këshilli Grevist mbetet në gatishmëri dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e punëtorëve deri në realizimin e plotë të kërkesave tona të ligjshme.

Këshilli Grevist NPT “Tregu” – Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.