Eko Higjiena

300 nuse shqiptare për 300 oficerë turq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Në mesin e shekullit të 18 – të –
Në Shqipëri hyri një fuqi e shkretë !
Erdh një fuqi turqish me ushtri t’ pa marre –
T’ cilët donin t’ fusnin n’ dorë Dibrën e Madhe !

Turqit përveç pushtimit të Dibrës së Madhe –
Për ushtrinë e tyre donin dhe vajza shqiptare !
300 vajza shqiptare i kërkonin për nuse –
Për 300 oficerë të armatës turke !

Malësorët dibranë kurrsesi nuk pranuan –
Me ushtrinë osmane një lojë organizuan !…
E organizuan një lojë sipas traditës –
Në baza trimërie , kurrsesi prej frikës !

Kjo fuqi turke që i vinte rënd tokës –
Ishte përqendruar në kala të Dodës !
Para se t’ përkiste në nderin e familjes –
Iu dërgon fjalë mbarë krerëve të Dibrës !…

Kalisit , katundeve t’ Korabit si rrufeja –
Që t’ ua dorëzonin 300 vajza të reja !
Për martesa u duhen oficerëve t’ tyre –
N’ dashi të shpëtoni pa plumba për fytyre !

ARKATANA

Krerët e shqiptarëve në kuvend u mblodhën –
T’ i përgjigjen kësaj kërkese menjëherë vendosën !
Vendosën t’i përgjigjen në një tjetër mënyrë –
E jo me moral dhe lojë më fytyrë !

Ata n’ vend t’ shpëtimit t’ vajzave shqiptare –
Në bazë të traditës e gjetën një çare !…
I veshën si nuse , n’ rroba me “duvak” –
300 burra trima , që s’ dinë tutën hak !

Me kuaj që ishin të gjithë t’ armatosur –
Për t’ luftuar për atdhe e kishin vendosur !
Para oficerëve turq u paraqitën –
Dhe menjëherë armët mbi turqit iu krisën !

Kështu nga kjo luftë që nisën me shqiptarë –
Shumë ushtarë turq iu mbetën të vrarë !
Kjo histori n’ odat dibrane shqiptare –
Qarkullon ndër shekuj në formë legjendare !

Populli i Dibrës e ka transmetuar –
Historinë me këngë duke e kënduar !
Edhe me “mesele” duke e treguar –
Nëpër çdo shtëpi duke e trashëguar !

Gjilan, më 23.05.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.