Mobi Casa

300 familje nga asistenca sociale në Gjilan përfitojnë nga shoqata “Reliefi Islamik”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Reliefi Islamik”, kanë bërë sot shpërndarjen e ndihmave humanitare me mish për 300 familje nga lista e asistencës sociale.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, gjatë shpërndarjes së mishit për familjet në nevojë, ka falënderuar shoqatën humanitare “Reliefi Islamik” për mbështetjen dhe aksionin humanitar, duke potencuar se familjet e përzgjedhura janë rastet më të rënda që janë në asistencën sociale.

Uji Dea

“Reliefi Islamik” është donator i vazhdueshëm për familjet në nevojë dhe vazhdimisht mbështet familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo shoqatë është nga mbështetësit më të shpeshtë që shpërndajnë ndihma, pako ushqimore dhe higjienike, në shenjë përkujdesjeje për familjet në nevojë. Sot ata kanë shpërndarë mish, ku secila familje ka marrë nga 5 kilogramë”, ka thënë drejtori Xhemajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.