UBT

30 – vjetori i shpalljes : Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritur ,
Delegatët ka porositur –
Të shpallin aktin e Pavarësisë ,
T’i hapin rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –
Për vend tonë t’ vendosim vet !
T’ jemi Zot t’ atdheut tonë –
Këmba e huaj mos t’ na sundojë !

Delegatët si kreshnikë ,
Në Prishtinë më 2 Korrik ,
Para tankeve të Serbisë –
Shpallën aktin e Pavarësisë !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,
Shpallet KOMB , e jo KOMBËSI !
Popullatë e mbarë shqiptare –
T’i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

FIDANISHTJA

Delegatët trima e trimëresha ,
Si luaj e luanesha ,
Me vullnetin e gjithë njerëzisë –
I dhanë vulën historisë !

O, rroftë Kosova , rroftë Flamuri ,
Me djem trima – zemërguri !
As n’ Ballkan, as tej oqeani –
S’ na përçanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë bota –
Faqebardhë të pret Evropa !
T’ pret Gjeneva e Amerika –
Me fat t’ qoftë ty, REPUBLIKA !

Gjilan, më 02.07.1990 v.
Demir Krasniqi : “MALLËNGJIME E USHTIMA”
Faqe 173, numër 99 – Gjilan, 1993 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.