UBT

30-vjeçari nga Kosova trazon qytetin e Argaus në Zvicër, i dehur ikën nga policia e përplaset me një mur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një 30-vjeçar nga Kosova ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në qytetin e Argaus në Zvicër, pasi në gjendje të dehur kishte tentuar t’i ikte policisë.

Ndërkohë në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident duke goditur me makinën e tij të tipit ‘Audi A5’ një ‘Mercedes’ që po drejtohej nga nja 19-vjeçar. Fatmirësisht 19-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 30, kur Policia kishte tentuar ta ndalonte makinën e 30-vjeçarit nga Kosova.

Në ikje e sipër, kosovari me makinën e tij pasi kishte goditur makinën e tipit ‘Mercedes’ , ishte përplasur edhe me një rrethojë muri, shkruan Blick.ch, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Në vendin e ngjarjes më pas kishte arritur policia duke e prangosur kosovarin. Më pas ai ishte dërguar me një ambulancë në spital, pasi kishte marrë disa lëndime të lehta.

Sipas rezultateve kosovari kishte qenë i dehur në masë të madhe. Atij i është konfiskuar patentë-shoferi, ndërkohë me urdhër të Prokurorisë i janë marrë edhe mostrat e urinës dhe gjakut. Gjithashtu është hapur një hetim penal për të.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimet e shkaktuara nga aksidenti kapin vlerën e 100 mijë frangave zvicerane. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.