Fundamenti

30 të rinj do të fillojnë punë praktike me pagesë në drejtoritë komunale të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – 30 të rinj do të fillojnë punë praktike me pagesë në drejtoritë komunale të Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Hyseni tha se me të rinjtë të cilët do të zhvillojnë punë praktikë me kompensim në institucionet komunale, me periudhë 3 mujore.

Fundamenti

“Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, K-GenU është platforma përmes të cilës do të ndihmojmë të rinjtë në përmirësimin e tranzicionit nga shkolla në punë dhe për të marrë përvojën e tyre të parë të punës”, është shprehur ai.

Ky program është partneritet mes Ministria e Financave / Republika e Kosovës, Unicef Kosovo Programme dhe Kosovo CSR Network./rajonipress/