HW

30 muaj burg kosovarit që ka harruar dorezën në bankën e vjedhur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ishte akuzuar për dy plaçkitje të të njëjtës bankë por për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin.

Kosovari 35 vjeçar, i akuzuar për dy plaçkitje të njëpasnjëshme të bankës së njëjtë (brenda dy muajve) është shpallur fajtor vetëm për plaçkitjen e dytë. Për këtë delikt, Gjykata e Qarkut në Horgen e ka dënuar atë me 30 muaj burg, nga të cilat vetëm 12 muaj vuajtje të burgut efektiv, shkruan tagesanzeiger.ch.

Duke qenë se ai është në mbajtje të burgut tash tetë muaj, atij i mbeten vetëm edhe 116 ditë vuajtje dënimi.

FIDANISHTJA

I dënuari i kishte hedhur poshtë me vendosmëri të dy akuzat, por në rastin e dytë i ishte gjetur një dorezë në vendin e plaçkitjes, në bankën Raiffaisen Bank në Adliswil të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Pas analizës së ADN-së, gjurmët në dorezë janë përputhur me karakteristikat e personit të akuzuar.

Për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin kështu që ai është shpallur i pafajshëm sa i takon asaj.

Përveç dënimit me burg, kosovari duhet t`i paguajë bankës shumën e parave të vjedhura në plaçkitjen për të cilën është dënuar, pra 38 mijë franga./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.