FITORJA

30 gra ndërmarrëse të Gjilanit përfitojnë pajisje efiçiente në vlerë prej 3 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tridhjetë grave të Gjilanit u janë shpërndarë të mërkurën kontratat si përfituese të granteve nga Millenium Foundation Kosova, Hepl Kosova, në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit, në kuadër të programit “Gratë Ndërmarrëse në Energji”.

Gratë ndërmarrëse kanë përfituar grante në formë të pajisjeve efiçiente (që nuk shpenzojnë shumë rrymë) në vlerë prej 3 mijë euro secila, derisa përfituese kanë qenë kryesisht ato në fushën e rrobaqepësisë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar nga Millenium Foundation Kosova dhe Hepl Kosova për mbështetjen ndaj grave ndërmarrëse.

Fundamenti

“Për mua është shumë me rëndësi që t’u qëndrojmë afër ndërmarrësve, në këtë rast grave ndërmarrëse. Ne jemi zotuar që në kuadër të qeverisjes sonë, pjesëmarrja e grave ka me qenë më e madhe se sa ka qenë më herët, ku zotimi publik qenë 40 përqind, derisa e synojmë edhe 50 përqind. Personalisht besoj shumë në aftësitë dhe të intituitën e natyrshme të grave për të qenë më të përgjegjshme dhe më të zonja në punë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Përndryshe, marrëveshja trepalëshe për këtë projekt është nënshkruar në muajin shkurt, derisa janë zhvilluar dy sesione dëgjimore deri në procedurat e aplikimit.

Në kuadër të këtij projekti, gratë ndërmarrëse në energji do përftojnë edhe trajnime në fushën e biznesit, bazat e kontabilitetit, në marketing, derisa rrobaqepëset do të zhvillojnë trajnim profesional të fushës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.