UBT

30 ditë paraburgim për Limajn dhe të tjerët

/ 3 minuta lexim

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorit Mauricio Salustro që deputeti Limaj dhe tre të tjerët të paraburgosen për 30 ditë.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka deklaruar se i janë përgjigjur ftesës së prokurorit special, Maurizio Salustro dhe ka shtuar se ai, së bashku me klientin e tij, Limaj, kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit special si të pabazuar.

Ai e ka quajtur kërkesën e Salustros si absurde “e cila nuk mbështetet në asnjë provë, në asnjë fakt, ishte vetëm një supozim i prokurorit se zoti Limaj mund të ikë me qëllim që të shmanget procedurës penale lidhur me rastin Kleçka, siç e di opinioni i cili rast është kthyer në rigjykim”.

“Zoti Limaj në vazhdimësi ka ofruar fakte të mjaftueshme se ai çdoherë kur ka qenë i ftuar nga ana e policisë, prokurorisë apo edhe gjykatës i është përgjigjur thirrjeve dhe këtë e ka vërtetuar edhe sot ku përmes telefonit, përmes asistentit të tij është ftuar që të paraqitet në kampin Eagle të policisë së EULEX-it dhe ai në ato momente ka qenë në Shqipëri i ftuar në një ceremoni solemne. Siç e di opinioni ai ka qenë i ftuar në qytetin e Vlorës ku ka marrë dekoratën si qytetar nderi i Vlorës, dhe menjëherë i është përgjigjur thirrjes së Policisë së EULEX-it dhe sot në orën 5 të pasdites, së bashku me mua kemi paraqitur në policinë e EULEX-it”, ka thënë Rrecaj.

Mobi Casa

Ai ka sqaruar se pas paraqitjes në Policinë e EULEX-it, ai, së bashku me Limajn, janë paraqitur edhe në Gjykatën supreme për të marrë pjesë në seancën e dëgjimit për kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit.

“Arsyeja pse kemi ndejtë në Policinë e EULEX-it ka qenë vetëm fakti që mos të vijmë para kohe këtu për shkak se seanca kishte filluar ndaj tre të akuzuarve tjerë dhe në momentin kur na njoftuan se gjyqtari është i gatshëm që të na pranojë, ne kemi ardhur. Për ndryshe, në policinë e EULEX-it çdo gjë ka përfunduar brenda vetëm pak minutash, asgjë tjetër s’ka pasur, ka qenë vetëm një ndejë kështu komode, miqësore. Policia e EULEX-it ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe çdo fakt lidhur me ngjarjet e sotshme për zotin LImaj ata e kanë konstatuar. Unë sot ia kam prezantuar edhe gjyqtarit, kryetarit të trupit gjykues dhe shpresojë se edhe besoi që kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për zotin LImaj do të refuzohet”, u shpreh Rrecaj.

Ai e ka quajtur absurd të llojit të vet faktin se Limaj do të ikë. “Presim brenda një ore që gjykata të merr vendim”.

“Njëjtë është kërkuar për të katërtit, për zotin Limaj dhe për të tre të bashkakuzuarit tjerë, prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, arsyet janë të njëjta, rreziku i ikjes”, ka theksuar avokati Rrecaj.