Eko Higjiena

30 aktakuza të ngritura, të pranishme veprat penale “Mashtrimi” e “Kanosja”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:

Tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve’’,

Fundamenti

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të
rrezikshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.