ARKATANA

3 të vdekur e 2 të plagosur në plazhin e Vlorës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një person i armatosur ka hapur zjarr para disa minutash tek zona e Kalasë pranë plazhit në Vlorë duke plagosur katër persona. Paraprakisht flitet për vdekjen e tre prej të plagosurve, mes tyre një grua ndërkombëtare, kurse personi i katërt u dërgua në spitalin e Vlorës për ndërhyrje mjekësore, raporton noa.al.

Ngjarja e rëndë ka sjellë dhjetëra forca policore tek vendi i krimit, përreth Ujit të Ftohtë në Radhimë. Dyshohet se autori i vrasjes ka qëlluar me një automatik të tipit Kallashnikov.

Mobi Casa

Nuk ka për momentin të dhëna të tjera./Indeksoonline/