UBT

3 shqiptaro-zviceranë zgjidhen këshilltarë në Komunën e Ecublens VD

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Naser Iseni, Murad Ademi dhe Arianda Zeka nga Partia Socialiste kanë siguruar për herë të parë nga një ulëse në Komunën Ecublens në zgjedhjet për asambletë komunale që u mbajtën të dielën në Kantoniun Vaud.

N. Iseni, me profesion mekanik, ka falënderuar votuesit, sidomos komunitetin shqiptar, që ishin më të mobilizuar për të dalë në votime.
Ai është i 14-ti në listë, me 826 vota.

Për Asamblenë Komunale të Ecublens me Partinë Socialiste (SP) është zgjedhur edhe Arianda Zeka (frizere dhe mësuese, me prejardhje nga Rahoveci), e cila ka fituar 846 vota dhe Murat Ademi (pronar i një restoranti, nga Ferizaj) nga e njëjta parti, i cili ka fituar 840 vota.

ARKATANA

Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit, me 1 miliard franga buxhet.

Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jozyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.