RCCOLA

3 milionë euro për kompaninë “amatore”!

/ 1 minutë lexim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvojë pune. Për më tepër kompania fituese ka qenë edhe më e shtrenjta në garë.

Së paku kështu tregojnë dokumentet që ka siguruar gazeta “Tribuna” për tenderin “Pastrimi i sipërfaqes së brendshme të QKUK-së”, të cilin e ka fituar kompania “Laguna” nga Prishtina, me çmimin e ofruar mbi 3. 2 milionë euro.

KKGJILAN

Në dokumente shihet se kompania fituese nga themelimi e deri tani nuk ka asnjë cent qarkullim bankar. Madje shihet se ajo ka vetëm një vit që është themeluar, më datën 13.03 2012.

E në garën se kush do ta marrë përsipër pastrimin e hapësirave të QKUK-së kanë qenë gjithsej 9 kompani. Ndërkaq, “Laguna” është shpallur fituese pavarësisht faktit se ka pasur kompani për 200 mijë euro më të lira se ajo (Tribuna).