Eko Higjiena

3 miliardë në banka, qytetarët frikësohen të investojnë

/ 5 minuta lexim

Ka disa vite qëkur qytetarët e Kosovës po hezitojnë që të investojnë në biznese, por po preferojnë që të ruajnë paratë e tyre nëpër bankat vendore. Sipas analistëve, thuhet se askush nuk po guxon që të investojnë paratë e tyre në një vend, kur ekonomia kontrollohet nga mafiopushtetarët dhe mafio-oligarkët e inkriminuar dhe kërcënues për të gjithë të tjerët.

Kamatat në depozita, tepër të ulëta

Ka disa vite qëkur qytetarët e Kosovës po hezitojnë që të investojnë në biznese, por po preferojnë që të ruajnë paratë e tyre nëpër bankat vendore. Sipas analistëve, thuhet se askush nuk po guxon që të investojnë paratë e tyre në një vend, kur ekonomia kontrollohet nga mafiopushtetarët dhe mafio-oligarkët e inkriminuar dhe kërcënues për të gjithë të tjerët.

Si kanë bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës, vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës deri në mars të këtij viti ka arritur në 2.9 miliardë euro. Nga kjo shumë, më shumë se 2.1 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, që përbëjnë rreth 72 për qind të totalit të depozitave dhe që pasohet nga korporatat jofinanciare me mbi 500 milionë euro.

Sipas shënimeve zyrtare, 95 për qind e depozitave janë në vlerën valutore të euros, por qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta të tjera, shuma e të cilave arrin në 133 milionë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, rritja vjetore e depozitave është 8.5 për qind, derisa norma e interesit në depozita për ekonomi familjare është 0.9 për qind dhe për ndërmarrje 1.2 për qind, derisa rreth 24 për qind e totalit të depozitave janë të afatizuara.

Varfëria rritet bashkë me depozitat

UBT

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha se tregu financiar i Kosovës është një nga sektorët më profitabilë e më të sigurt dhe të gjitha analizat thonë se në Kosovë kreditë e këqija janë në rënie e sipër. “Në anën tjetër në Kosovë kemi një rënie të investimeve dhe një rritje depozitash nga viti në vit. Andaj, lind pyetja se nga po vijnë ato mjete financiare, kur dihen se pagat janë mesatare dhe më të ulëtat dhe nga po vijnë ato para dhe të kujt janë ato para kush janë dhe sa janë burimet e tyre. Varfëria po rritet, depozitat po rriten dhe ka qenë dashur që të bëhet një analizë ose hulumtim se në çfarë forme janë këto depozita dhe a janë të fituara në mënyrë ligjore”, u shpreh Shahini për “Kosova Sot”.

Ai thotë se kemi hezitime për investime nga ana e sektorit privat, pasi që çdo vit situata është duke u rënduar nga politikat fiskale dhe nga interesi bankar. “Ndonëse bankat po lavdërohen se kemi një rënie të kamatave të kredive njëshifrore, kjo tregon se ato nuk kanë arritur objektivat e investimeve. Ato në Kosovë janë të pakta mbështetjet financiare nga sektori bankar janë të shtrenjta, tregu në Kosovë është i rënduar nga konkurrenca jolojale e jashtme dhe e tëra kjo e paraqet një situatë të rënduar për të zhvilluar një biznes në Kosovë”, potencoi ai. “Ka hezitime për investime, ngase, sipas një hulumtimi të AKB-së, është konstatuar se në Kosovë disa kompani kanë krijuar monopole me disa produkte të veta, të tjerat kanë krijuar monopole me disa kompani, që hapen vetëm për të marrë punë publike nga shteti, kurse disa kompani të tjera kanë monopole në shërbime të ndryshme”, theksoi ai.

Paratë e bllokuara nuk sjellin zhvillim

Bankieri Milazim Abazi, njohës i sistemit financiar, duke folur për çështjen, thotë për “Kosova Sot” se normat e interesit në kredi janë shumë të ulëta. “Për mua si ekspert i çështjeve të kësaj natyre, kjo është mjaft shqetësuese që për shkak të një ambienti biznesor jo të sigurt, ekonomitë familjare nuk po investojnë dhe po i mbajnë të ngrira paratë e tyre nëpër bankat komerciale”, potencoi ai. “Në ekonomi është një rregull, që thotë se paratë të cilat nuk janë në qarkullim nuk sjellin ndonjë zhvillim”, u shpreh më tutje ai.

Sipas Abazit, po ashtu qytetarët tanë nuk po kanë guxim që të investojnë, pasi që ata edhe nuk e kanë përkrahjen nga shteti. Veç saj, normat e interesit në kursime janë më të ulëtat në rajon dhe në Evropë. “Bankat do të duhej që të ndërmarrin iniciativa që qytetarët të kursejnë edhe më shumë në banka. Por, e keqja është se bankat tona nuk po kanë se ku të japin kredi, pasi që edhe bizneset janë të lodhura nga kreditë e larta dhe bankat nuk dinë se çka të bëjnë me depozitat”, vlerësoi Abazi…..(Më gjërësisht mund të lexoni në numrin e sotëm në gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)