3 lëngje për jetë më të shëndetshme

Produktet natyrale mund të bëjnë më shumë për organizmin tuaj, sesa që ndoshta keni menduar. Përbërësit e duhur të eliksireve shtëpiake mund të jenë të shkëlqyeshëm për djegie të dhjamit, rritje të energjisë, por edhe për pushim të shpejtë pas ushtrimeve fizike. Jua sjellim disa receta të shpejta, të cilat me siguri do t’i adhuroni.
Për rritje të energjisë
Ananasi së bashku me mangon rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe i ndihmon organizmit, që t’i shndërrojë karbohidratet dhe yndyrat në energji.
Përbërësit:
¾ e filxhanit me ananas të freskët
3 filxhanë me spinaq
1 lugë e vogël me xhenxhefil të freskët
1 trangull me madhësi mesatare
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i qitni në ‘blender’ dhe më pas thjesht e pini lëngun.
Ky lëng përmban gjithsej 90 kalori, 3 gramë proteina, 19 gramë karbohidrate, gjysmë grami yndyrë, 15 gramë sheqer, vitaminë C, kalium dhe hekur.
Për luftë kundër yndyrave
Me këtë pije unike do t’i vrisni të gjitha mizat me një goditje. Panxhari përmban një dyzim, që ndihmon në djegie të dhjamit, ndërsa kanella e mban nivelin e duhur të sheqerit në gjak, e gjithashtu ndihmon për humbje të peshës trupore.
Përbërësit:
2 filxhanë me spinaq
1 filxhan me lakër jeshile
1 panxhar me madhësi mesatare
1 trangull me madhësi mesatare
¼ e lugës së vogël me kanellë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i përzini në ‘blender’ dhe ia shtoni kanellën.
Kjo pije përmban 80 kalori, 6 gramë proteina, 14 gramë karbohidrate, 1 gram yndyrë, 8 gramë sheqer, kalium dhe kalcium, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për ushtrime fizike
Uji i kokosit ndihmon në kompensimin e elektroliteve, ndërsa xhenxhefili është i mirë kundër inflamacioneve, që befasojnë pas ushtrimeve intensive fizike.
Përbërësit:
2 filxhanë me lakër jeshile
5 filxhanë me spinaq
1 lugë me xhenxhefil të freskët
¾ e pjeshkës
¼ e filxhanit me ujë kokosi
Përgatitja:
Të gjitha i qitni në ‘blender’ dhe i përzini mirë.
Kjo pije përmban 120 kalori, 9 gramë proteina, 22 gramë karbohidrate, 1.5 gramë yndyrë, 11 gramë sheqer, acide yndyrore Omega-3, vitaminë C dhe kalcium.
(Kosova Sot)