Eko Higjiena

3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përmes lëngjeve pastrohet trupi nga brenda, e trupit ofroni “shishe infuzioni” me vitamina dhe proteina të freskëta. Përzierja e pemëve dhe perimeve të zgjedhura luan rol kryesor në detoksimin e organizmit, me sukses rigjallëron lëkurën, flokët dhe gjakun.

INFUZIONI ROZË

Shalqiri ndihmon në lirimin e trupit nga helmet e grumbulluara falë substancës citrulinë, aminoacid që filtron mëlçinë dhe veshkat nga amoniaku i grumbulluar.

Falë përmbajtjes prej 95 për qind ujë, trangujt po ashtu ndihmojnë në heqjen e helmeve nga trupi Përbërësit: – 30 dkg shalqi – 1 trangull të madh – 1 lime – disa gjethe mentë – 1 dcl ujë. Përgatitja: Qëroni limonë dhe së bashku me shalqirin dhe trangullin i hidhni në blender, e krejt në fund të bluarjes hidhni gjethet e mentës dhe ujin dhe përzëri i përzieni. Këtë pije sugjerohet ta pini tri herë në javë. INFUZIONI I GJELBËR Gjethet e gjelbra të spinaqit dhe lakrës janë përgjegjëse për procesin e pastrimit falë klorofilit. Flavonoidi “apiin”, që ka efekt antioksidues, vaj eterik dhe aminoacidin “asparagun”, që gjendet në rrënjë, kërcell dhe gjethet e selinos, i cili ndikon si diuretik natyral.

FITORJA

Përbërësit

3 karota – 3 gjethe të lakrës jeshile – 2 kërcej selino – 2 rrika – 25 dkg spinaq – 25 dkg lakra të freskëta – 15dkg majdanoz -½ e kokës së qepës – 2 thelb hudhër. Përgatitja: Perimet me gjethe të gjelbër i pastroni mirë, selinon, karota, qepën dhe hudhrën së bashku i hidhni në blender. Sipas nevojës shtoni ujë. Masën e fituar e ruani në frigorifer dhe e pini gjatë ditës.

INFUZIONI I KUQ

Shkaku i përbërjes seleni i panxharit paraqet ushqimin që me sukses parandalon plakjen e hershme dhe merr pjesë në pastrimin e organizmit në përgjithësi. Manaferrat dhjetë herë posedojnë më shumë antioksidues se sa domatja ose brokoli, që e vendosin në njërën nga dhjetë ushqimet më të shëndetshme. Përbërësit: – ½ kg panxhar – ½ kg karota – 30 dkg manaferra – 25 dkg mjaltë. Përgatitja: Panxharin dhe karotën duhet pastruar dhe qëruar, mollën e qëroni dhe e preni mirë dhe përzieni të gjitha dhe shtoni mjaltë. Përzierjen e lini 24 orë në frigorifer e më pas e futni në shishe të qelqit. Pija ndikon në pastrimin e enëve të gjakut dhe forcon sistemin imun dhe sugjerohet ta konsumoni në mëngjes, në bark të thatë, nga 1 dcl.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.