3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës

Përmes lëngjeve pastrohet trupi nga brenda, e trupit ofroni “shishe infuzioni” me vitamina dhe proteina të freskëta.
Përzierja e pemëve dhe perimeve të zgjedhura luan rol kryesor në detoksimin e organizmit, me sukses rigjallëron lëkurën, flokët dhe gjakun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Infuzioni rozë
Shalqiri ndihmon në lirimin e trupit nga helmet e grumbulluara falë substancës citrulinë, aminoacid që filtron mëlçinë dhe veshkat nga amoniaku i grumbulluar. Falë përmbajtjes prej 95 për qind ujë, trangujt po ashtu ndihmojnë në heqjen e helmeve nga trupi
Përbërësit:
– 30 dkg shalqi
– 1 trangull të madh
– 1 lime
– disa gjethe mentë
– 1 dcl ujë.
Përgatitja:
Qëroni limonë dhe së bashku me shalqirin dhe trangullin i hidhni në blender, e krejt në fund të bluarjes hidhni gjethet e mentës dhe ujin dhe përzëri i përzieni. Këtë pije sugjerohet ta pini tri herë në javë.
Infuzioni i gjelbër
Gjethet e gjelbra të spinaqit dhe lakrës janë përgjegjëse për procesin e pastrimit falë klorofilit. Flavonoidi “apiin”, që ka efekt antioksidues, vaj eterik dhe aminoacidin “asparagun”, që gjendet në rrënjë, kërcell dhe gjethet e selinos, i cili ndikon si diuretik natyral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësit:
– 3 karota
– 3 gjethe të lakrës jeshile
– 2 kërcej selino
– 2 rrika
– 25 dkg spinaq
– 25 dkg lakra të freskëta
– 15dkg majdanoz
-½ e kokës së qepës
– 2 thelb hudhër.
Përgatitja:
Perimet me gjethe të gjelbër i pastroni mirë, selinon, karota, qepën dhe hudhrën së bashku i hidhni në blender. Sipas nevojës shtoni ujë. Masën e fituar e ruani në frigorifer dhe e pini gjatë ditës.
Infuzioni i kuq
Shkaku i përbërjes seleni i panxharit paraqet ushqimin që me sukses parandalon plakjen e hershme dhe merr pjesë në pastrimin e organizmit në përgjithësi. Manaferrat dhjetë herë posedojnë më shumë antioksidues se sa domatja ose brokoli, që e vendosin në njërën nga dhjetë ushqimet më të shëndetshme.
Përbërësit:
– ½ kg panxhar
– ½ kg karota
– 30 dkg manaferra
– 25 dkg mjaltë.
Përgatitja:
Panxharin dhe karotën duhet pastruar dhe qëruar, mollën e qëroni dhe e preni mirë dhe përzieni të gjitha dhe shtoni mjaltë. Përzierjen e lini 24 orë në frigorifer e më pas e futni në shishe të qelqit. Pija ndikon në pastrimin e enëve të gjakut dhe forcon sistemin imun dhe sugjerohet ta konsumoni në mëngjes, në bark të thatë, nga 1 dcl.
(Kosova Sot)