RCCOLA

3 antibiotikët më të fortë natyralë, për të cilët nuk nevojitet recetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Frutat e natyrës janë përdorur për ruajtjen e shëndetit dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme, e shumica e ilaçeve moderne pikërisht bazohet në mjekësinë antike. Nëse dëshironi që edhe ju në mënyrë natyrale ta forconi imunitetin, përcaktohuni për antibiotikët për të cilët nuk ju nevojitet recetë.

Vaji i origanos

Ky vaj magjik fitohet nga gjethet e bimës origano. Vaji i origanos është luftues i madh kundër infeksioneve, që duhet falënderuar përbërësin karvakrol. Vetëm një dozë e vogël e vajit posedon përbërës të fortë antibakterial kundër 25 llojeve të baktereve. 1 deri 4 pika tri herë në ditë i derdhni në një gotë çaj ose në lëng, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hudhra

Mobi Casa

Hudhra është antibiotik i fortë natyral, i cili nuk shkatërron bakteret e shëndetshme, siç bëjnë antibiotikët kimikë. Hudhra parandalon viruset dhe kërpudhat, kështu që ndikon shumë kundër ftohjes dhe gripit. 2 deri 4 thelb të hudhrës i shtoni në gjellë ose sallatë.

Specat djegës

Specat djegës përshtaten me shumë gjellë të ndryshme, e mund t’i shijoni në formën pluhur apo të tharë. Konsumoni 1/2 e lugës si shtesë në ushqim apo gjellë.