Fundamenti

3.000 Euro gjobë të akuzuarit Svetisllav Ivanoviq për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Svetisllav Ivanoviq kryetar i Novobwrdws duke i shqiptuar dënim prej 3.000 euro gjobë. I akuzuari me datë 15.11.2017, në kohë të pacaktuar, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për personin juridik, Shoqata e Gjuetarëve “Kalaja” në Novobërdë dhe shkaktimit të dëmit Komunës së Novobërdës, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, si dhe ka shkelur të drejtat e personit juridik Shoqata e Gjuetarëve “Ujku”, në kundërshtim me Ligjin nr. 02/L-53 dhe udhëzimin administrativ 10/2007, si dhe vendimin e datës 07.11.2017 të Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë, duke ka nxjerrë njoftimin me nr. 08/666, ashtu që për vitet 2017/2018, Shoqatës se Gjuetarëve “Kalaja”, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e Komunës së Novobërdës, duke i mundësuar përfitim material në shumën prej 11.260,00 Euro.

Po ashtu, në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim një zyre në objektin e Komunës së Novobërdës, me ç’rast i ka shkaktuar dëme material në vlere 960,00 Euro, ndërsa dëmi në vlerën e përgjithshme është 12.220,00 Euro.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

FITORJA

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues, për të akuzuarin, duke i shqiptuar dënim prej 150 ditë burgim, por pas shpalljes së aktgjykimit me kërkesën e palës dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 3.000 Euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.