UBT

2,996 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 2.996.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,108 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Uji Dea

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/