Eko Higjiena

28 vende më lartë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2013”, Kosova e ka përmirësuar ambientin e biznesit duke u ngjitur për 28 vende më lart. Por, ajo mbetet e fundit në raport me vendet e rajonit. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë lart këtë rangim, ndërsa ekonomistët thonë se ka ende vend për përmirësime.

Me dy reforma, ambienti i biznesit në Kosovë u përmirësua në sy të investuesve të huaj.

Përkushtimi më i madh për ata që ia mësyjnë të investojnë në Kosovë dhe lehtësimi i kushteve të fillimit të biznesit e kanë radhitur Kosovën në vendin e 98-të në raportin e Bankës Botërore për bërjen biznes, nga i 126-i sa ishte vitin e kaluar.

Kjo edhe është lëvizja më e madhe e vendit që kur ka hyrë në këtë listë.

Megjithatë, në raport me vendet e rajonit, mbetet gati e fundit në listë, pas Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë, ndërkaq në pozitë më të keqe në këtë raport shihet të jetë Bosnja e Hercegovina e cila radhitet e 128-a.

Maqedonia ka vendin e 23-të dhe llogaritet si lidere e të bërit biznes në rajon, Mali i Zi të 51-in, Shqipëria vendin e 85-të dhe Serbia në vendin e 86-të.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se ky është një lajm i mirë se në Kosovë diçka po punohet për të mbarë, por kërkojnë nga institucionet që të angazhohen edhe më tej për të përmirësuar ambientin e biznesit karshi vendeve të rajonit me të cilat është në konkurrencë të drejtpërdrejtë.

Sipas raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2013”, me reformën e bërë në mbrojtjen e investuesve, Kosova është ngritur për 76 pozita më lart, duke e bërë ngritjen më të madhe krahasuar me indikatorët tjerë të këtij raporti.

Ndërkaq, sa i përket përmirësimit të kushteve për fillimin e biznesit, vendi është ngritur për 44 pozita më lart. Këtu përmendet shkurtimi i kohës së regjistrimit të biznesit dhe marrja e lejeve për afarizëm si dhe eliminimi i kostos për hapjen e bizneseve të reja.

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë vlerësojnë se janë duke bërë reforma rrënjësore në përmirësimin e ambientit afarist në Kosovë.

ARKATANA

Madje thonë se disa nga reformat e ndërmarra nuk janë marrë parasysh në këtë raport, e që shpresojnë se vitin tjetër të përfshihen.

“Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila do ta adresojë këtë çështje sa më parë tek Banka Botërore, e cila nëse nuk ndikon në përmirësimin e rangimit këtë vit, të paktën të merret parasysh për vitin që vjen. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të vazhdojë reformat në përmirësimin e ambientit më të favorshëm për të bërë biznes”, thuhet në njoftimin për media të MTI-së.

Në kuadër të këtyre reformave, në MTI thonë se është bërë shkurtimi i kohës për regjistrimin e biznesit nga 52 ditë në vetëm tri ditë për shoqëri aksionare, janë hapur 26 qendra për regjistrim të biznesit “one-stop-shop”, ku bizneset mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet në një vend dhe të marrin numrin e regjistrimit të biznesit, bashkë me numrin fiskal brenda ditës në një dokument të vetëm.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale , STRAS, Ibrahim Rexhepi, thotë se rangimi i vendit në pozitë më të lartë është një tregues i mirë për ambientin e biznesit sado që kjo nuk është maksimumi që mund të bëhet pasi krahasuar me vendet e rajonit Kosova mbetet e fundit.

“Kosova duhet ta kuptojë se duhet të hyjë në një garë konkurrente me vendet e rajonit e jo me fise të Afrikës”, thekson Rexhepi.

Sipas tij, është e pritshme që me një përkushtim sado të vogël të ketë ngritje të vendit në pozita edhe më të larta, por nuk mund të presësh ngritje nga Singapori që zakonisht e ka vendin e parë, pasi atje veçse e kanë arritur maksimumin e reformave të mundshme.

Edhe sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se është lajm i mirë për biznesin në përgjithësi krijimi i kushteve më të mira të të bërit biznes.

“Kjo do të ndikojë edhe në perceptimin e investitorëve për Kosovën”, thotë Rukiqi.

Megjithatë, ai thotë se këto reforma nuk vërehen menjëherë në zhvillimin e biznesit.

Në përgjithësi, vlerësimi i raportit të Bankës Botërore bazohet në 11 indikatorë: fillimi i biznesit, marrja e lejes për ndërtim, sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundësisë së borxhit, tregtia përmes kufjeve dhe punësimi i punëtorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.