RCCOLA

2,763 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 2,763.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,111 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

RCCOLA

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/