Hidromorava

27 vite nga themelimi I Shkollës së Mjekësisë dhe 16 vjet nga ndarja e drejtorit të saj të parë Ruzhdi Ismajli

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Sistemi okupues Serb e Jugosllavë kishte okupuar gjithçka në Kosovë gjatë viteve të 90, kishte mbyllur të gjitha poret e jetës në Kosovë duke bërë terror në çdo institucion ku flitej shqip.

Një gjë të tillë e kishin edhe shkollat e Gjuhës Shqipe duke i larguar me dhunë mësimdhënësit e nxënësit nga objektet shkollore.

Pas këtyre masave drastike që po bënte pushteti Serb, shumë intelektual filluan organizimin e arsimit paralel nëpër shtëpi e shkolla duke themeluar edhe organet e organizimit udhëheqës paralele për menaxhimin e arsimit duke i krijuar shtëpitë në shkolla.

Kur gjithçka ishte rrënuar intelektualët e kohës me qëndrimin e tyre stoik formojnë komisionin për formimin e një shkolle të Mjekësisë i cili përbëhej nga prof.Ruzhdi Ismajli, Shaban Gashi pedagog e Xhavit Hajdari mjek.

Pas shumë peripecive arrihet të formohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë në vitin 1994, ndërsa drejtorë i kësaj Shkolle emërohet profesori i Gjuhës Shqipe, intelektuali e atdhetari Ruzhdi Ismajli.

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i cili me shumë sukses udhëhoqi këtë shkollë gjerë në vitin 1999 duke i bërë me dije pushtetit Serb se në këto troje do të arsimohen rinia dhe nuk ka forcë që mundet të shuan etjen për dituri të popullit shqiptarë.

Profesori e ish-drejtori Ruzhdi Ismajli, asnjëherë nuk kënaqej me të arriturat e tij, ai po përhapte në këtë tempull të diturisë shkëndijat e dashurisë ndaj shkollës dhe atdhe dashurinë ndaj popullit shqiptarë.

GRANDEMALL

Ruzhdi Ismajli nuk ndalej në asnjë moment, në vitin 1996/97 hapi degët e Shkollës së Mjekësisë në qytetin e Dardanës e të Vitisë me të vetmin qëllim që kjo pjesë e popullatës të ngrihet në nivelin arsimor e atdhedashës dhe këtë e arriti me shumë dashuri trimëri e dinjitet.

Atdhetari e intelektuali Ruzhdi Ismajli në shumë raste theksonte,”Mësimi është jeta e një populli, pa edukim nuk ka as atdhe”.

Profesori Ruzhdi Ismajli ishte zë i pamëshirshëm dhe kryengritës ndaj pushtetit Serb, ai me të gjitha forcat e tij përkrahte Minatorët e Trepçës dhe ishte zë i fuqishëm e kryengritës ndaj helmimit të nxënësve shqiptarë.

Sot pas 27 vjetësh nga themelimi i Shkollës së Mjekësisë në Gjilan dhe pas 16 vitesh nga ndarja e tij nga jeta nga profesor e drejtori Ruzhdi Ismajli, me shumë dashuri, respekt e mallëngjim, kujton profesori Mitat Maliqi jetën e veprën e Ruzhdiut.
“Është nder e krenari që isha shok e koleg me profesor Ruzhdiun, ai ishte njeri i veçantë, ishte shumë patriot ai nuk ka ditur se çka është frika, ishte atdhetarë i devotshëm i cili ishte në gjendje për çdo moment ta sakrifikonte jetën e tij për të mirën e popullit, ishte një udhëheqës I shkëlqyeshëm e pedagog shembullor. Ai diti të mbjell vetëm dashuri ndaj popullit, kolegëve e nxënësve, vështirë se do të kemi edhe një njeri siç ishte Ruzhdi Ismajli, ai ishte e do të mbetet I papërsëritshëm”, kujton ish-profesori i Shkollës së Mjekësisë, Mitat Maliqi.

Për veprimtarin dhe aktivitetin e Ruzhdiut edhe ish-profesori Musa Qerimi me nostalgji kujton përshtypjet për bashkëpunëtorin e tij Ruzhdi Ismajlin.
“Profesori e atdhetari sy pa trembur Ruzhdi Ismajli me shumë dashuri diti të mbjellë dashuri në mes nxënësve, ai nxënësit i trajtonte si fëmijët e tij ishte i pa kompromis ndaj pushtetit Serb, kishte vizion të madh për ardhmërinë e shkollës e popullit të Kosovës, ai dashurinë më të madhe në jetë e kishte lirinë e popullit dhe ditarin në dorë për t’ju përcjellë diturinë nxënësve. Profesor Ruzhdiu në këtë kohë i mungon shkollës e shtetit të Kosovës, jaë shumë krenar që isha bashkëpunëtor i një njeriu i cili një jetë të tërë i’a kushtoi nxënësve e atdheut të tij Kosovës që aq shumë e deshti dhe punoi për të”.

Profesori, veprimtari e ish-drejtori Ruzhdi Ismjali nga jeta u nda për tu mos u harruar me 4 prill 2005.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.