Fundamenti

26 rastet e testuara nga Gjilani dalin negative, Ismajli e quan lajm të mirë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Nuk ka sesi të përfundojmë natën e sontme më mirë, nga lajmet e marra të 26 rasteve të testuara si negative me Covid-19 nga Gjilani ka shkruar Arbër Ismajli.

Të nderuar qytetarë,
Nuk ka sesi të përfundojmë natën e sontme më mirë, nga lajmet e marra të 26 rasteve të testuara si negative me Covid-19 nga Gjilani.

KKGJILAN

Kjo po na bënë të mendojmë që jem në rrugën e duhur të punës dhe veprimit, vetëm se duhet të përmbahemi edhe më shumë në rritjen e vetë-izolimit, të largohemi nga situata e mundshme e shfrytëzimit të mbarimit të orës 16:00, si dhe shtimi i higjienës të vazhdohet të jetë prioritet për ne.
Besoni në betejën e përbashkët!
Rritni masat drastike të marra nga institucionet, si e vetmja shpresë për t’ia ndërprerë rrugën kësaj pandemie.
Zoti na bekoft me të mirat e tij!