GRANDEMALL

2506 ankesa për fryrje të faturave

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Hiç më pak se 2506 ankesa janë evidentuar deri më tash për fryrje të faturave të energjisë në zyrat e kompanisë turke për distribuimin e energjisë elektrike KEDS. Por, ankesa për këtë qëllim janë deponuar edhe në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE). Sipas të dhënave zyrtare, në zyrat e kësaj të parës, janë evidentuar 2506 ankesa. Ndërkaq në zyrat e ZRRE-së vetëm 353 sosh. Guri Shkodra, zyrtar për informim në KEDS konfirmon numrin e ankesave të evidentuara për fryrje të faturave.

Ai thotë se deri më tash KEDS-i u ka kthyer përgjigje 1260 klientëve.

”Rreth 50% e ankesave janë refuzuar, dhe një numër i vogël i ankesave të konsumatorëve janë aprovuar plotësisht, ndërsa një numër pak me i madh i ankesave janë aprovuar pjesërisht. Luteni të keni parasysh që ankesat e aprovuara pjesërisht janë ankesa për të cilat janë bëre korrigjime me shumë minimale. Në përgjithësi, mund të konkludohet se ka shumë ankesa të refuzuara. Shuma e korrigjuar e faturave ka vlerë të vogël”ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë muajit shkurt KEDS-i do të përpiloj një raport me statistika të sakat për ankesat e pranuara gjatë muajit janar.

Në ZRRE sivjet 37 ankesa

Ndërkaq, sipas Zyrës së Rregullatorit për energji elektrike, gjatë vitit 2013 në ZRRE janë regjistruar afërsisht 353 ankesa të konsumatorëve, ndërsa janë zgjidhur gjithsej 243 ankesa. Udhëheqësit të Departamentit për Mbrojtje të Konsumatorëve, Gani Buçaj, ka thënë se sa u përket ankesave të pazgjidhura ato janë në procedurë të kompletimit të dokumentacionit dhe mbledhjes së dëshmive të nevojshme për zgjidhjen e tyre.

Sipas tij, nga gjithsej 243 ankesa të zgjidhura të konsumatorëve gjatë vitit 2013, 176 ankesa janë aprovuar në favor të konsumatorëve, ndërsa 67 ankesa janë refuzuar si të pabaza. Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në ZRRE janë regjistruar afërsisht 37 ankesa të konsumatorëve të natyrave të ndryshme.

Mobi Casa

“Nëse mendohet për numrin e ankesave të konsumatorëve për muajin dhjetor 2013, duhet theksuar se konsumatorët fillimisht pasi i kanë pranuar faturat nga furnizuesi kanë filluar të parashtrojnë ankesë në KEDS, dhe pas marrjes së përgjigjeve nga ana e furnizuesit (KEDS) të njëjtit kanë shfrytëzuar të drejtën për ankesë në ZRRE.

Nga regjistri i ZRRE-së, ankesat e konsumatorëve të regjistruara për faturën e muajit dhjetor 2013 kanë filluar të parashtrohen nga data 20 janar 2014, dhe deri më datën 06.02.2014 në ZRRE janë regjistruar afërsisht 20 ankesa të konsumatorëve, dhe se ato janë në proces të kompletimit të dokumentacionit dhe shqyrtimit”, ka thënë ai.

Mustafa: Përsëritet problemi i kaluar

Në anën tjetër, Muhamet Mustafa, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se faturat e fundit të KEDS-it, në mes tjerash janë edhe produkt i moszbatimit të rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës.

“Grupi parlamentar i LDK-së, ka konstatuar se për shkak të punës joefektive të rregullatorit, me reformimin e tarifave edhe punës së rregullatorit dhe KEDS-it, me avancimin e shërbimit për konsumatorë, janë përsërit problemet e ngjashme edhe ne dhjetorin e vitit 2013-të, me ata që i kemi pasur në janar të vitit të kaluar”, ka thënë Mustafa.

Edhe Visar Ymeri, nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se në vitin 2012 në rivlerësimin e tarifave energjetike, ZRRE-ja patë vendosur që ta ngrit çmimin e energjisë elektrike për 8.9%. “Në fund të vitit pastaj u vlerësua se kjo rritje, që reflekton të hyrat e lejuara për ndërmarrjen, ka qenë më e lartë se sa që ka pasur nevojë ndërmarrja atëherë publike.

Prandaj ZRRE-ja mori vendim në fillim të vitit 2013 që ta obligojë ndërmarrjen publike t’ia bartë 17.9 milionë euro KEDS-it tashmë të menaxhuar nga kompania private”, ka thënë ai. Sipas tij, çmimi i energjisë që prej privatizimit ndikohet drejtpërdrejt nga interesi i kompanisë private, ka përfunduar ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.