ARKATANA

25 vjet me LDK-në…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar i Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot një takim me strukturat e Degës përfshirë kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.Haziri ka thënë me këtë rast se zgjedhjet në parti janë të hapura për të gjithë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë ne proces me qëllimin e mirë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme me fitore plebishitare.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë përgatitja për zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Gjilanit, të cilat zyrtarisht fillojnë nesër me mbajtjen e Konventën së Forumit të Gruas.

Haziri ka thënë me këtë rast se zgjedhjet në parti janë të hapura për të gjithë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë ne proces me qëllimin e mirë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e fuqishme me fitore plebishitare.

Eco Higjiena

Njeriu që i fitoi zgjedhjet e vitit 2013 në mënyrë plebishitare, Lutfi Haziri, ka thënë më tutje se zgjedhjet e brendshme në Gjilan do ta madhështojnë LDK-në, do ta pasurojnë edhe më shumë me kuadro të reja, derisa ka theksuar se LDK është më unike se kurrë.
“Në LDK ka vend të gjithë dhe i ftoj të gjithë, pa dallim, të rinj e të reja, gra e burra etj., që të marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të jetë demokratik dhe transparent. LDK është sinonim i bashkimit, i unitetit dhe assesi i përçarjes. Me këto zgjedhje jam i sigurt që LDK do të dalë edhe më e fuqishme dhe do të korrë suksese edhe më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme”, tha Haziri.

Nga ana e tyre, të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi janë zotuar se procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së në Gjilan do të jetë shembull i funksionimit demokratik, i cili kulmon me Kuvendin zgjedhor në muajin maj.

Ndryshe, zgjedhjet e sivjetme korrespondojnë me 25 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.