25 vjet burg për sulmuesit shqiptarë të klubeve të natës

Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, i dyti 7 vjet e 7 muaj dhe i treti 5 vjet

Tre shqiptarë të Kosovës të cilët në vitin 2010 kishin sulmuar dhe grabitur tre klube të natës janë dënuar me burg në kohëzgjatje të ndryshme.

Personi i shpallur si kreu i grupit, ka marrë 12.5 vjet burg, shoferi i grupit është dënuar me 7 vjet e shtatë muaj heqje lirie ndërsa i treti, i vetmi që ka pranuar veprën ka marrë 5 vjet burg.

Dënimet e shqiptuara ishin më të ulëta nga ato që kishte kërkuar prokuroria në Wetzikon, kantoni i Cyrihut.

Tre grabitësit kishin sulmuar me armë klubet e natës në Rüti, Bubikon dhe Romont nga fundi i vitit 2010. Por ndërkohë që i dënuari kryesor dhe shoferi e kundërshtojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë sulm, këtë e pranon i treti.

Dy të dënuarit e parë thonë se i dënuari i tretë po dëshiron tua ngarkojë atyre veprën e pabërë. Mirëpo ata nuk kanë ditur të thonë arsyen e një veprimi të tillë të atij.

Po ashtu ata nuk kanë pasur përgjigje për pyetjen se si kanë mbërritur gjurmët e ADN-së së tyre në veturën me të cilën ishte bërë grabitja dhe në maskat e fytyrës.(albinfo)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).