FIDANISHTJA

25 të rinj kosovarë, në trajnim trevjeçar në Gjermani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Start i suksesshëm i projektit të përbashkët i Ministrisë Federale e Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe dhomës së zanateve të Dortmundit për trajnimin e të rinjve kosovarë.

25 të rinj nga Kosova fillojnë këtë javë trajnimin e tyre në firmat gjermane në regjionin e Dortmundit duke fituar kështu një shans që të mësojnë një profesion të orientuar nga praktika dhe të kërkuar shumë në vendin e tyre. Këtë shans atyre ua ofron sistemi gjerman që gëzon prestigj në gjithë botën, sistemi i arsimimit dual.

Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e mbështet këtë projekt së bashku me Dhomën e Zanateve, Dortmund.

Ministri përkatës Dirk Niebel thotë lidhur me projektin: “Papunësia e të rinjve në Kosovë përbën një problem shumë të madh – mbi 70 për ind të të rinjve atje janë pa punë dhe po ashtu pa perspektivë. Nga ana tjetër, për një numër të vogël vendesh të lira pune, mungojnë konkurruesit e kualifikuar, pasi që arsimimi profesional në Kosovë ka deficite të mëdha. Një qark i mbyllur ky që ne duam ta hapim me projektin tonë”.

Hidromorava

20 të rinj dhe 5 të reja, të zgjedhur përmes një konkurrimi fillojne trajnimin në profesionet si vijon: mekanikë për sanitari, ngrohje dhe teknikë klime, nëpunës-e, mjeshtër i elektronikës, mjeshtër i skelave, mekatronist, përpunues metali dhe mekanik i ortopedisë. Që të gjithë, para se të vinin duhet të dëshmonin përmes një testi, njohjen e mirë të gjermanishtes, shkruan bmz.de.

Si shtesë të trajnimit të tyre, nxënësit, në vitin e tretë do të marrin edhe një kurs tremujor “trajnim për trajnues”, i cili përmbyllet me provimin përkatës. Në këtë mënyrë këta të rinj do të jenë në gjendje që njohuritë e fituara në Gjermani t`i përcjellin tutje në ndërmarrjet kosovare.

Ministri Niebel më tutje thotë: “Ne nuk duam vetëm përmirësimin e shanseve të 25 të rinjve por t i mbështesim ata që materjen e mësuar ta përhapin më tutje. Nüe këtë mënyrë ata do të kontribuonin që edhe cilësia e arsimit profesional në Kosovë të përmirësohet në afat të gjatë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Këto vajza dhe djem të rinj do të kthehen në vendin e tyre si ambasadorë dhe multiplikatorë të arsimimit profesional dual të Gjermanisë dhe në këtë mënyrë do t`i kontribuojnë zhvillimit të Kosovës.

Projekti zhvillohet nga HOPE GmbH që ka përvojë shumëvjeçare në Kosovë. Ehde pas përfundimit të trajnimit, HWK Dortmund dhe HOPE GmbH do të përcjellin tüe rinjtë në hapat e tyre të ardhshëm në angazhimin profesional, duke i mbështetur ata dhe duke bashkëpunuar me partnerët e tyre në Kosove, para së gjithash me Odën Ekonomike të Kosovës./albinfo/