UBT

25 ambasadorë të OSBE-së në Bujanoc, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të martën (10 shtator) në orën 15h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të qëndrojë në një vizitë punë delegacioni në përbërje të 25 ambasadorëve të vendeve anëtare të OSBE-së me seli në Vjenë.

“Do të bisedojmë rreth çështjeve që janë të rëndësishme për funksionalizim të plotë të shtetit në këto hapësira, për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë dhe konventave ndërkombëtare. Sa na përket neve, ne kemi një kornizë për zgjidhjen e problemeve në këto komuna, të cilën e ka aprovuar Qeveria e Serbisë në seancën e 6 qershorit në formë të raportit të përbërë prej shtatë pikave. Këto do të jenë temat kryesore gjatë bisedimeve me ambasadorët e OSBE-së”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan kumtesa e Trupit Koordinues, transmeton Titulli.

KKVITI

Përveç 25 ambasadorëve të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), kryetarit të Trupit Koordinues i cili njëherit është nikoqir i takimit, në takim do të marrin pjesë edhe liderët shqiptar dhe serbe nga rajoni i Luginës.

Siç ka mësuar Titulli, paraprakisht delegacioni i ambasadorëve, në Beograd do të takohet edhe me zv.kryetarin e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.