UBT

25 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kundër 26 personave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1)kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Uji Dea

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/