246 futbollistë çmenden pas Besnik Hasit!
Besnik Hasi është shumë i dashur në futbollin belg. Janë 246 futbollistë të cilët luajnë në Belgjikë, që do të kishin shumë dëshirë ta kishin trajner kosovarin, i cili e udhëheq Anderlechtin.
Në fakt, trajneri gjakovar është i dyti më i pëlqyeri nga futbollistët në Belgjikë, pas Michel Preud’homme. Sipas një sondazhi nga “Knack.be”, 39.8 për qind e futbollistëve të anketuar do të kishin dëshirë t’u nënshtroheshin urdhrave të menaxherit të Club Brugge.
Kurse, 23.3 për qind e duan Hasin, ani pse ish kapiteni i Shqipërisë nuk arriti të fitojë trofe sivjet. Pas Hasit, trajneri i Enis Gavazajt në Gent, Hein Vanhaezebrouck, është i treti më i pëlqyer.


