GRANDEMALL

24 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë, Haradinaj: Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Janë bërë 24 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë nga forcat policore të Serbisë, ndërsa në këtë përvjetor kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thekson se plagët e popullit ende janë të freskëta.

Haradinaj thekson se nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.

“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!

FITORJA

Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit.

Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.