Uji Dea

24-vjeçarja shqiptare, studentja më e mirë e Universitetit të Bolonjës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Vlorë – Një studente shqiptare ka arritur të klasifikohet si studentja më e mirë e huaj dhe një nga më të mirat në Universitetin e njohur të Bolonjës. Denisa Mamillo, 24 vjeçe, ka marrë vlerësimet më të larta në universitetin italian, duke lënë pas kështu studentë të shumë vendeve të tjera dhe të Italisë.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, 24-vjeçarja pohon se përveç vlerësimeve morale, ka marrë gjithashtu dhe vlerësime monetare për arritjet e saj, deri te letra e falënderimit, të dërguar nga ana e rektorit të universitetit. Për shkak të rezultateve të larta në studime, nuk ka munguar oferta për të qenë pjesë e përhershme e stafit të Universitetit të Bolonjës.

Denisa, ç’do të thotë për ju të jeni studentja më e mirë e Universitetit të Bolonjës?

Për mua është një nder. Ky vlerësim shpërblen gjithë sakrificat e prindërve të mi dhe mundimin tim gjatë pesë viteve studimi në Itali. Desha të theksoj, se ndihem krenare që ndër studentët më të përgatitur nga e gjithë bota, si shqiptare mora vlerësim maksimal.

Cilat kanë qenë rezultatet tuaja dhe a ka qenë e vështirë t’i arrinit këto rezultate?

Uji Dea

Kur shkova në Itali, sapo kisha mbaruar gjimnazin në një qytet të vogël si Përmeti dhe e pata pak të vështirë të përshtatesha. Por përkushtimi ndaj studimeve, bëri që të arrija rezultate maksimale. Në korrik të vitit 2010, u diplomova në Ekonomi Biznes (Economia Aziendale) me 110 pikë, me lavdërime (con lode). Në korrik 2012 përfundova masterin në degën e International Management, përsëri me lavdërime.

Keni pasur vlerësime nga Universiteti i Bolonjës?

Pas diplomimit, Rektori i universitetit më dërgoi personalisht një letër mirënjohjeje, për rezultatet e arritura. Në 2011-ën jam vlerësuar si një ndër studentët më të mirë të huaj të gjithë Universitetit të Bolonjës. Kam marrë 2 certifikata merite nga Rektori. Gjithashtu kam pasur edhe shpërblime monetare për rezultatet e mia akademike.

Pse vendosët të ktheheshit?

Arsyeja kryesore është se dëshiroja ta krijoja të ardhmen në vendin tim. Mendoj se Shqipëria po zhvillohet dhe uroj që studentë të përgatitur dhe të talentuar të kthehen të japin kontributin e tyre. Nga ana tjetër, edhe shteti ynë duhet ta vlerësojë këtë investim tonin. (BW)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.