ARKATANA

24 vjeçari, personi më i ri që ka vizituar botën – edhe Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

24 vjeqari James Asquith nga Britania e Madhe është bërë personi më i ri në botë që ka vizituar të gjitha 196 shtetet e Botës.

Ai ka harxhuar më shumë se 150 mijë euro për aventurën e tij.

Ai këtë aventurë e nisi në vitin 2008 ndërsa tani 5 vite më vonë ai ka vizituar çdo vend në botë duke përshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

“Vietnami ishte shteti i parë i pavarur që unë e vizitova dhe kam kaluar pothuajse 3 muaj atje. Kam kaluar edhe 5 muaj në SHBA dhe Kanada duke kaluar nëpër 27 shtetet nga Hawaii në Alaska”, ka thënë James.

Megjithatë ai ka shtuar se vetëm pasi që e ka vizituar Egjiptin ka vendosur që t’i sillet botës rreth e për qark duke përfshirë këtu edhe vendet jo fort të sigurta si Siria dhe Afganistani.

Uji Dea

“Më ka pëlqyer shumë adrenalina gjatë këtyre udhëtimeve mirëpo më duket se gjithmonë kam zgjedhur kohën e gabuar për të vizituar disa nga këto shtete.

Kam shkuar në Libi vetëm tri javë pasi që ra regjimi i Gaddafit, në Afganisatin dy javë pasi bombardimeve të terroristëve në Mazar-i-Sharif.

Kohën më të madhe e kam kaluar në Libi me një person lokal i cili më ka treguar të gjitha dëmtimet e luftës.

Ndërsa në Iran jam takuar me të birin e pronarit të hotelit i cili ishte në moshën time dhe më ka treguar disa pamje shumë të mira atje.

Më së shumti kam qëndruar në Afrikë, rreth 6 muaj”, ka përfunduar James Asquith. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.