Eko Higjiena

24.000 shoferë marrin tabelat KS

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht premtimeve pala kosovare edhe më tuje nuk po aplikon masa reciprociteti sa i përket targave të automjeteve me Serbinë. Për shkak të shmangies së problemeve gjatë kalimit në pikat kufitare numri i shoferëve që tashmë kanë ndërruar tabelat e automjeteve nga RKS në KS ka arritur në 24 mijë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm prej muajit gusht të vitit të kaluar kur është arritur marrëveshja, 6.491 qytetarë të vendit janë pajisur me tabela KS ndërkohë që gjithsej janë rreth 23.904 qytetarë të pajisur me targa KS.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kishte paralajmëruar qysh në tetor të vitit të kaluar masa reciproke ndaj shtetit serb, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

HW

Gazeta “Zëri” ka tentuar të bisedojnë me ministren, por që nuk ka arritur të marrë përgjigje pavarësisht pyetjeve të dërguara.

Në anën tjetër për mosvendosje të reciprocitetit është shprehur i shqetësuar kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialog në Bruksel për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme është dashur që të marrë masa reciproke. Ai ka thënë se kjo Marrëveshje është joligjore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.