FITORJA

235 kmh në autostradë, kosovari dhe shtetasi serb rrezikojnë disa vite burg

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe.

Një shtetas i Serbisë dhe një kosovar mund të dënohen me burgim pjesërisht me kusht pas një gare shpejtësie në autostradën A1 me ç`rast kanë bërë tejkalime të shpejtësisë, shkruan aargauerzeitung.ch.

Zyra e prokurorit publik në Baden ka kërkuar gjithashtu dëbim opsional nga vendi për dy të akuzuarit.

Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe. Të dy të akuzuarit vozitnin krah për krah me makina me shumë kuajfuqi, transmeton albinfo.ch.

19-vjeçari është fotografuar duke zhvilluar shpejtësinë prej 235 kilometrash në orë ndërsa 21-vjeçari, 224 kilometra. Kështu ka njoftuar të hënën prokurori publik i Kantonit Aargau, përcjell albinfo.ch. Në autostradë shüejtësia maksimale e lejuar ishte 120 kilometra në orë.

Zyra e prokurorit publik në Baden akuzon ata se ata me mënyrën e tyre të vozitjes kanë ekspozuar vazhdimisht pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, veten dhe pasagjerët në makinat e tyre ndaj një rreziku të lartë aksidentesh me lëndime të rënda ose fatalitet përmes stilit të tyre të vozitjes.

Mobi Casa

Përveç kësaj, zyra e prokurorit publik akuzon shoferët e rinj për vepra të tjera të trafikut. Ndër të tjera, ata auzohen se kanë kryer tejkalim masiv të shpejtësisë jashtë qytetit, pavarësisht nga njëri-tjetri, 21-vjeçari njëherë ndërsa 19-vjeçari disa herë, transmeton albinfo.ch. Të akuzuarit i kanë filmuar me celularë këto tejkalime të shpejtësisë.

Zyra e prokurorit publik në Baden kërkon që tetasi i Serbisë të dënohet me tre vjet burg, nga të cilët 18 muaj burg efektiv, dhe një gjobë prej 3000 frangash. Për kosovarin 21-vjeçar, prokurori publik ka kërkuar dënim me burg prej dy vjet e gjysmë, 15 muaj, prej të cilave burg efektiv dhe gjobë prej 2500 franga.

Përveç kësaj, prokuroria kërkon dëbim opsional nga Zvicra për 5 vite për secilin nga të akuzuarit, përcjell albinfo.ch. Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Baden.

235 kmh në autostradë, kosovari dhe shtetasi serb rrezikojnë disa vite burg

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.