ARKATANA

23 Vjetori i Referendumit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Refik Hasani – Me rastin e 23 vjetorit të mbajtjes së Referendumit ku më datën një e dy mars të vitit 1992 nga ne banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë.

Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga Serbia. Pra para 23 vite për dy ditë rreshtë të vitit 1992, ne populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Ky Referendum ishte një akt sublim, Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda, lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative. Pati edhe të maltretuar psiçikisht dhe fizikisht, por edhe disa dhjetëra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm, ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve.

Përveç në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta, të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe Kuvendin për Autonomi Territorial-Politike me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më datën një dhe dy mars të vitit 1992,është një akt shumë domethënës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët, ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar. Deri në atë kohë edhe popujt konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera, kurse ne shqiptarët në hapësirat tona etnike mbajtëm Referendumin.

Pra, në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njihen dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare.

Ne shqiptarët etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmos për ndryshime në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësisht që pastaj edhe për konsolidimin e përgjithshëm. A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë.

Mobi Casa

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë. Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë.

Kërkohet që edhe njëherë të ri-konfimohet vullneti i popullit pra të parashihet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për Autonomi Territorial-Politike me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë. Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezentë pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare.

Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlament të Serbisë disa ishin pro e disa kundër, kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme.

1 – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet koncenzusi për gjëra fundamentale,
2 – Rikonfirmim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë rajon të ketë dhe
3 – Mbikëqyrje të përhershme të forcave të sigurisë ndërkombëtare.

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

Shumë pakë bëhet në shënimin e kësaj date historike, në evakuimin e kësaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmes mbajtjes të ndonjë akademie, por edhe manifestime të ndryshme.

Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për tu bërë realitet Referendumi i kësaj krahine për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë.