UBT

23 vjet nga eksodi, Krasniqi: Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar sot 23 vjetorin e eksodit shqiptarë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.

“Sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar – në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur.

Është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur.

Fundamenti

Në këtë ditë të kujtesës tonë kolektive, të historisë jo të largët, u shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, për të strehuar refugjatët nga Kosova.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, shkruan Krasniqi.

Ndryshe, sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.