FIDANISHTJA

23 vite pa donatorin e çështjes kombëtare e të sportit Jeton Ajeti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pikërisht sot para 23 vitesh, qyteti i Gjilanit, kultura, sporti dhe çështja kombëtare pati humbur njeriun e madh, Jeton Ajetin, i cili nuk kurseu asgjë që populli i tij dhe sporti në kohë të okupimit Serb të mbijeton në ato kohëra të vështira.

Jeton Ajeti ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare pas një sëmundje, por edhe pse i ri nga mosha ai vazhdimisht ishte zë i fuqishëm kundër okupimit serb, ai në çdo sferë të jetës për popullin e tij ishte i gatshëm të sakrifikon edhe kafshatën e bukës dhe këtë e bëri me bujari e respekt të madh ndaj popullit të tij.

Familja e Jeton Ajetit ishte një familje atdhedashëse e përndjekur vazhdimisht nga UDBA, çka dëshmon se gjyshi i Jeton Ajetit, Mehmet Ajeti, pa dëshirën e tij dhe torturave të cilat i kishin në familje nga pushteti Serb ishte i detyruar ti ndërronte vendbanimet. Jetoni kishte lindur në Prishtinë vllau në Kumanovë, ndërsa motra në Kamenicë, nga këto të këqijat që i bënte pushteti sllav, Jetoni u frymëzua dhe u zotua se do të jetë për jetë me popullin e tij.

Kur gjithçka pushteti Serb kishte uzurpuar, Jetoni me të madhe i doli në ndihmë sportit Gjilanas për ti zhvilluar garat në forma të ndryshme duke e aktivizuar jetën sportive me gjendjen e jashtëzakonshme që e kishte bërë shteti Serb ndaj popullit të Kosovës.

Jetoni ishte njeri që kontribuoi për çështjen kombëtare, ai me mjetet e tija financiare shumë herë organizoi takime se si të mposhtet okupatori serb nga trojet e Kosovës, ai në asnjë moment nuk u ndal, synimi i tij ishte që populli i tij më në fund ta sheh dritën e lirisë.

Uji Dea

Djaloshi 28 vjeçar Jeton Ajeti, kontribuoi për të gjitha sportet të cilët luanin sportistët, ai me mjetet e tija financiare shumë herë ju solli skuadrave të ndryshme rekuizita sportive pasi që gjithçka ishte nën okupim.

Por dashuria më e madhe e tij ishte futbolli, në vitin 1995 kur u themelua KF Gjilani’95, Jetoni gjithçka që punoi e veproi i’a dha këtij klubi të cilin e kishte klub të zemrës vetëm për të mbijetuar, edhe pse ishin kohëra tejet të vështira për djaloshin 28 vjeqarë Jeton Ajetin nuk kishte barriera, ai me shumë zemërgjerësi i ndihmoi edhe familjet skamnore duke ju ngrohur sadopak zemrat në familjet e tyre.

Atdhedashësi, donatori e zemër ndrituri Jeton Ajeti para plot 23 vite theksonte: “Nuk më duhet pasuria kur populli im është duke vuajtur, gjithçka që kam do ta ndaj me vëllezërit e mijë Shqiptarë”.

Sot pas plot 23 vitesh Jeton Ajeti i mungon familjes, i mungon Gjilanit e Kosovës, i mungon shoqërisë, i mungon sportit, por ne duhet të jemi krenar që qyteti i Gjilanit ka pasur një djalë të ri me vizion e zemër të madhe siç ishte Jeton Ajeti, ndërsa ne do ta përkujtojmë me dinjitet për veprat e bëra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.